top of page

Pa emer..

  • Bjondina Sherifi
  • Jan 27, 2016
  • 2 min read

Nuk arrija me e pshtu, kot ja mbaja doren e I rrijsha afer tu mos e lan vete, asgja skish randsi ma..ajo ish tret permrenda.

Mikja ime vdiq..

Shihej ne syte e saj qe asaj nuk I duhej nji varr e as njerez qe t'qajn per te ne funeral, ajo tanima kish vdek e ata perreth as nuk po e vrenin kit gja..mikja ime shkaterrohej para syve t'mij e un rrija duke mos mund tbaj asgja..isha njeriu ma I kote ne ato momente, ose t'pakten nihesha ashtu.

-Nuk munesh me shpetu nji zemer t'thyene, pavarsisht sa mileti t'qendron afer, askush ska per t'shnosh at qe ndjen permrena, nuk ka per t'shu zjarrin askush..vet do thyhesh, do digjesh, e do vdesish.

Ket po e bante mikja ime,ajo qe doja shume..

E njihja mire, por prape nuk munem me e pershkrue shpirtin e saj, ishte e bukur, ama bukuria vjen ne shume forma.

Mikja ime asht kjo poem t'cilen nuk munem me e permledh,nje rresht pa rime apo arsye, nji varg aq I lire sa zhduket sa here qe du me I dhan nji emer.

Munohej ti fshinte gjanat me buzqeshje e tallje, munohej me shpirt t’thyer t'shfaqte nje shpirt t'forte..me digjte permrenda..ajo as qe linte t'flisinim per ate pune, ajo I ikte asaj gjaje qe e kish nda ndysh duke mos mund me u ribashku asniher ne nje qenie te tere..thjesht ajo kurre nuk fliste ma per ate gja.

Nuk asht qe turperohej apo lendohej, thjesht donte ti jepte vetes diqka t're, disa mundesi te reja..biles t'bante me dyshu ne asht e thyer a jo.

-Ne kohen kur ishim plotsisht t'lumtuna, ajo ish ma e lumtun se t'gjitha ne..ndoshta sepse ajo ishte nje shpirt I lire.

-Nuk ish si gjith tjerat, ish diqka ma shume, ishte lloji I vajzes qi pelqente muziken e çthurrur ,revulucionet neper vargjet qi I gjente rreth librav qi lexonte, ajo kish revulucion permrena gjithckaje qi e krijonte si qenie..ja pse e gjeja Nirvanen dhe Zotin ne te njejten fjali te shpirtit te saj.

-Ajo, mikja ime..

Ajo vdiq per se gjalli, tani qe e shoh, ajo nuk asht ma ai shpirt I eger, nuk asht ma ajo e çmendura qe e adhuroja.

Ajo ndryshoi gjithcka duke varrosun veten faji I te pashpirteve qe I pijn gjakun, faji I nje bote sherraxhie qe ia prishen shpirtin e mire qe kish ajo..ajo asht shume e mire per kete bote, me gjith veset e saja tmerruse, ajo prap asht gjaja ma e pastert qe e njoh, gjaja ma e mire ne shpirtin tem.

Mikja ime ne mu asht nji lugat me zemer tmire, nji lugat qe tngroh po t'rrish me te..Ah, sa du bota me e pa ne syte e mi..

Ndoshta..po ta shihte bota ne syte e mij,do e shtrengonin fort n'perqafim grupi edhe me ma ba t'gjalle miken time..


 
 
 

Comments


  • Facebook B&W
  • Twitter B&W
  • Google+ B&W
bottom of page