top of page

Të dielave..

  • Bjondina Sherifi
  • Feb 1, 2016
  • 2 min read

Veni jem asht i bukur veç te dielave, at'her kur nuk ke t'bajsh me askend. Te dielave un zgjohem ndryshe, te dielave un nuk kam nevoje me u regullue e me dal ne lokale.

Te dielave un jam vetvetja, tjera dite nuk jam.

Veç te dielave, un e due Kumanoven.

- Te dielave un edhe jam edhe pa qejf, por ne te shumten e rasteve jam me mire. E verej mungesen e njerezve, n'kit vend ku asgja nuk asht e bukur, te dielave lulzon gjithçka.

Te dielave nuk ndigjon zhurma çelsash duke hap dyqanet, e as vetura. Biles, te dielave kam fatin mos ti shoh t'gjith ata studenta t'shpifun e t'deshtuem qe kam "nderin" me i pa mrena javes..Ta dini qe, te dielave, un nuk shqetsohem per asgja.

Te dielave, un jam larg gjithçkaje, nuk kam nevoje me e dasht askand e as me u sill mire pa dashjen time me askand..te dielave, un jam e dashuruar veç me te dielen. Pa asnji perqafim fallco, pa asnji kompliment t'rrem..ka lezet !

Nkit dite, un kam veq kafen, librat dhe veten time t'shthurur, t'pa vizatume me makeup, nen shoqerine e pizhameve qe mbajn me e dasht veten..e diela..e due!

- Nga e hena ne te premte, mos ta prek t'shtunen pa mba asgja, un isha ajo e varrosura per se gjalli tuj vrapue ne shkallet e universitetit per disa rezultate, ku edhe shifja plot koke gdhe qe knaqeshin tuj marre 8-she tpameritume, gjynah!

Mrenda nji jave un isha pre e bisedemeve nshoqni rreth venit tem qe po e udheheqin disa m*ta t'cilt po e kthenin kit vend ne nji hamam!.

-Ama, sot asht e diel..sot biles mund te dal zhveshun se nuk mgjykon askush, sot asht e diel!

Te dielen, Kumanova asht ma e bukur se kurre, asht e lire, asht mbreteresh e nji Maqedonie t'qelbun gjate diteve tjera t'javes..por prap nuk e meriton tshijohet nga gjithkush, mos ta prek gjithkush, jo ata qe po na shkaterrojn mrenda diteve te javes.Jo.

- Kumanova asht me mentalitet t'larte te dielave, sepse askush nuk del jasht, askush nuk llafoset, askush nuk nxjerr fjale "t'mire" nga goja e ndyre. E diela ne venin tem ban gjithcka t'duket bukur, e diela asht e imja !


 
 
 

Comments


  • Facebook B&W
  • Twitter B&W
  • Google+ B&W
bottom of page