top of page

Dita 365-të

  • BJONDINA SHERIFI
  • Jan 2, 2016
  • 2 min read

Ditet e mia jan tzakonshme,fillojn cdo dite njejte..Nuk munet mos mem shoqnu kafja e erret sapo i hap syte e as menimet e mia tthella qe mhajn permbrenda cdo dite.. Jemi nji dite larg Vitit te Ri menojsha sot, nji dite larg asaj qka cdokush e pret me gzim. Po si ti thush ksaj? Jemi tuj mbarue diqka t'vjeter e tuj nis diqka t're?. A jemi tuj lan diqka t'vjeter e tuj prit dicka perseri t'njejt? -Ashtu tuj menue fillova me i qu mendt aty ku jan kan njiher gjate ktij viti.Fillova me menue per qka mka ndodh gjate tan kti viti qe po lajm mbrapa. Perderisa menojsha, shprehja fytyres ndrrojke n'çast,diku mrrudheshin vetullat,diku ndjeja naj knaqsi t'ambel,diku buzqeshesha e diku prishesha ne fytyre prape.. Sa gjanat kishin ndodh.. Nfillimin e kti viti kisha gjet dashnin e duhun, po isha plotsue shpirtnisht,kisha me kan me e nda jeten e te kush me u mbshtet. Por, nkit vit skisha shume miq, ca i kisha largu e ca mkishin largu ndoshta, e ashtu si kan shku ditet e ktij viti, un ket gja se kisha vrejt shume. Nkit vite ka pasun lufte, po, lufte..nkit vit ku sa filluen me çel lulet e stinave, venin tem po e kallnin bombardimet e t'njejten kohe po na e kallnin zemren tan popullit shqiptare. Ashtu tuj ec neper muejt e kaluem, shifsha cdo gja.. Sa kishim vuejt n'kit venin tem..

Neper muej njerezit qe i shifja neper lokale e kafehane, n'ket dhjetor kishin mbet po ne ato lokale ende. E ata qe flisnin per pune ne muajin gusht, tash n'dhjetor ende ishin pa pune. - Shpite qe i kan kall n'lufte, tash n'dhtjetor hala ishin disa ne ndertime e disa hala t'paprekuna..e as ata qe i kan mshel nburgje s"na i kan lirue hala.. 12 muej tndryshem me ngjarje, ama t'ngjajshme me perfundim.

Kam msue moti kohe se n'venin tem qka t'prishet nuk ndreqet ma, e qka asht e ndrequn munet me u prish nga çasti n'çast.

Ashtu, tuj vizitue muejt neper menime pash plot gjana, pash diqka qe shumica neser nuk kan me pa e as me e menu.. Neser, kemi me u zbukurue, si na edhe shpite tona. Neser, kemi me shkue neper mbramje e kcy e me qesh dej sa t'zbardhi dita. Neser, neser asht Viti i Ri, kemi me u deh e me qesh e me knue deri kur tkalon ora 12 e mas saj me festue prap. - Te festojm mire..por, nuk asht vit i ri jo! Asht vit i ngjajshem si çdo vit tjeter qe shkoi. Te ne nuk ka faqe "viti i ri,jete e re", se fatkeqsisht na kemi me mbet kshtu edhe shume vite tjera.. po na prap kena me festue. Epo le te festojm pra!!

Ah, edhe dicka.. -Ne nji liber ku 364 faqe jan tmbushuna me hidhnim, vdekje, papunesi, lufte e marrezira..disa cakerrime gotash e fishekzjarre ne faqen e 365te, nuk do t'ndryshojn asgja per me na ba tlumtun.

Urime festen, popullata e dashun e vendit tem...


 
 
 

Comentários


  • Facebook B&W
  • Twitter B&W
  • Google+ B&W
bottom of page